Shtëpiaket e Dëshpëruara kthehen në shtëpi

Shtëpiaket e Dëshpëruara kthehen në shtëpi

Sezoni i tetë që do të transmetohet nga 25 shtatori në Shtetet e Bashkuara, do të jetë edhe i fundit i serialit televiziv “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Lajmi është konfirmuar njëherë e përgjithmonë nga Paul Lee, president i ABC dhe shtëpisë së produksionit Disney, përpara shtypit të të gjithë botës.

Përkrah tij ishte edhe krijuesi Marc Cherry, që ka ndarë me publikun përshtypjet e tij për këto 7 vjet.

“Kemi qenë me shumë fat! Kemi punuar me një grup të jashtëzakonshëm dhe duam t’i japim këtij seriali fundin që meriton”, ka deklaruar Cherry.

Edhe vetë protagonistet, disa prej të cilave janë larguar dhe aktualisht angazhohen në seriale të tjera, kanë shprehur dëshpërimin e tyre për fundin e serialit të suksesshëm.