Shtëpi që rrotullohet

Shtëpi që rrotullohet

Bëni mirë ta shijoni pamjen që ndodhet para jush përpara se të ndryshojë. Shtëpia e vetme rrotulluese në botë që ndodhet në shkretetirën e Kalifornisë ka dalë në shitje për 279 mijë dollarë.

Shtëpia “D’Angelo” ndodhet në malet San Jacinto, në Snow Creek Village, pak kilometra larg Palm Springs, e ofron pamje të veçanta të ambientit përreth, transmeton AS njoftimin.

Ajo është ndërtuar në vitin 1963 nga biznesmeni Floyd D’Angelo, një biznesmen i njohur në Los Angeles. Shtëpia mund të rrotullohet deri në 130 gradë, pasi qëndron mbi 16 rrota të cilat janë të vendosura në një rreth hekuri.