Shtatzënia e vonshme shkaktare e kancerit të gjirit

Shtatzënia e vonshme shkaktare e kancerit të gjirit

Qendra britanike për kërkimet e kancerit ka zbuluar se përqindja e grave të prekura nga kanceri i gjiri është rritur për 15 %, dhe se në grupin më të rrezikuar janë femrat të moshës 30-49 vjeçare.

Sipas studiuesve, edhe femrat e reja të kërcënuara, pasi që tek ato kjo sëmundje paraqitet shpesh.

Si arsye kryesore theksohet mënyra e jetesës. Kjo nënkupton më së shpeshti alkoolin dhe cigaret, por edhe lindjen në moshë të vonshme, pas të tridhjetave. Duke pasur parasysh se alkooli rritë nivelin e estrogjenit, i cili është karburant i vërtetë për zhvillimin e kancerit, e gjitha mund të kuptohet, njofton BBC.

Një kërkim tjetër, i cili është kryer gjithashtu në Britani, në listën e zezë e vendos edhe mjetet e pastrimit.