|

Shtatë çek kanë humbur jetën në një aksident në Kroaci

Shatë çek kanë humbur jetën ndërkohë që 44 të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një nga magjistralet e Kroacisë.

Sipas informatave të para jo-zyrtare raportohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se shoferin e autobusit e ka zënë gjumi dhe është përplasur në një shtyllë përskaj autostradës. Ne mesin viktimave supozohet të ketë edhe fëmijë.

Komentoni