f1_12-baste1342100763

Shqiptarët kurdisin ndeshje edhe në Norvegji

 Edhe kampionati norvegjez po hetohet së fundmi për kurdisje të ndeshjeve. Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit skuadra të kategorisë së dytë janë përfshirë në një aktivitet të paligjshëm për kurdisjen e ndeshjeve me qëllim përfitimin e shumave të majme nga bastet.

Revista norvegjeze “Dagbladet”, ka zbuluar se në shitjen e një ndeshje është përfshirë edhe një shqiptar i cili ka kurdisur ndeshjen me portierin e ekipit të kategorisë së dytë Fylingdsalen, Robin Vikskjold.

Por, ekzistojnë prova se rezultati i ndeshjes midis Ulensaker dhe Ham Kamit ka qenë kurdisur më parë.

Ndërsa nëpërmjet një komunikate për shtyp presidenti i Federatës Norvegjeze të Futbollit Ingve Halen shkruan se “këtë mëngjes ne kemi paraqitur një raport tonin dhe ia kemi dorëzuar policisë”. Më tej ai shton më pas se ka një bashkëpunim të ngushtë mes Federatës që drejton, UEFA-s, Interpolit dhe Bashkimit Evropian për të zgjidhur çështje të tilla. Sipas tij janë rrjete kriminale që mbulohen pas klubeve e futbollistëve të implikuar.