Shqipëria në festë

Shqipëria në festë

Vetëm një ditë na ndan nga jubileu i madh, ku të gjithë shqiptarët do kenë mundësinë të kremtojnë së bashku 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Festa ka filluar tashmë në çdo qytet shqiptar, ndërsa flamuri ynë kombëtar ka mbuluar rrugët, sheshet dhe ballkonet. Tirana dhe Vlora do jenë dy qendrat kryesore të kremtimit të festës. 

Edhe gjatë ditës së sotme në kryeqytet po zhvillohen aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Mijëra shqiptarë nga Kosova kanë vërshuar në Shqipëri për të kremtuar 100 vjetorin e  Pavarësisë së Shqipërisë.