paraShqipëria ka 55 miliarderë, nga 30 milionë dollarë secili

Shqipëria ka 55 miliarderë, nga 30 milionë dollarë secili

paraShqipëria ka 55 miliarderë, nga 30 milionë dollarë secili Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u publikuar një raport me të dhëna interesante mbi miliarderët e Shqipërisë.

Por që çuditërisht ky raport u harrua shpejt dhe nuk u mor më njeri me të. Në studimin që doli për të dytin vit radhazi nga “Ëorld Ultra Ëealth Report 2012–2013”, Shqipëri ka individë super të pasur, më shumë se Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Organizata e kërkimeve dhe e konsultimeve për biznesin nëpërmjet 200 ekspertëve identifikoi miliarderët në të gjithë botën, ku në Europë u analizuan 45 vende, mes tyre edhe Shqipëria, e cila renditej e 37-a për nga numri i pasanikëve.

Sipas kësaj organizate, vendi ynë  ka 55 individë, që kanë secili një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarësh. Në total, pasuria e këtyre 55 individëve në Shqipëri arrin në rreth 7 miliardë dollarë, ose gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Sipas raportit, pasuria e miliarderëve shqiptarë u rrit me 4.1 për qind, edhe pse  në shumë vende të botës pati dhe ka recension. Debati mbi pasurinë dhe varfërinë në Shqipëri, ka përplasur jo pak herë qeverinë dhe opozitën, median dhe shoqërinë civile deri diku.

Opozita pretendon se në Shqipëri pasuria është përqendruar në pak duar dhe se të varfrit po shtohen, ndërkohë që ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se mirëqenia e shqiptarëve është rritur me 13 për qind. E meta e raportit është se nuk jep emrat e këtyre 55 miliarderëve shqiptarë, në mënyrë që edhe publiku t’i mësojë. Sidoqoftë, nuk është e vështirë të kuptohet që pjesa më e madhe e tyre vijnë nga fusha e politikës dhe biznesit.