Shqipëria feston 102 vite Pavarësi, pa shpresa për gjetjen e dokumentit origjinal

Shqipëria feston 102 vite Pavarësi, pa shpresa për gjetjen e dokumentit origjinal

Shqipëria feston 102 vite Pavarësi, pa shpresa për gjetjen e dokumentit origjinalShqipëria tashmë i ka nisur festimet për 102 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ekspozita, konferenca shkencore dhe aktivitete të shumta do të vijojnë të mbahen deri në fund të këtij muaji.

Megjithatë Shqipërisë ende i mungon dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë, dhe zotëron vetëm një kopje të saj që ndodhet në Muzeun Historik të Vlorës.

Sipas të dhënave duket se edhe këtë vit nuk do të mund ta kemi dokumentin më të rëndësishëm të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar. Gjasat për ta gjetur duken të pakta.

Edhe vetë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, në një intervistë për Kosovapress thotë se nuk ka asnjë të re në këtë drejtim, dita për ta gjetur është shumë e largët, megjithatë kërkimet nga ana e shtetit shqiptar vijojnë.
“Si gjithmonë jemi në kërkim.

Nuk mendoj se ka ndonjë sinjal të qartë se ku ndodhet deri tani, por në kuadrin e sjelljes informale nuk mendoj se do të jetë e afërt ditae gjetjes në qoftë se ekziston në të vërtetë. Aktualisht është një kopje e servirur ku janë dhe materiale të tjera siç është pena apo kutia e bojës, dhe skrivania e Ismail Qemalit. Ato ndodhen nëpër muzetë shqiptarë, si për shembull në Muzeun e Vlorës.

Pra, po flasim për publikun që do t’i prekë këto vepra. Ne këtu kemi disa eksponantë të tjerë, kemi materiale dhe dokumente të firmosura apo të shkruara nga firmëtarëte Pavarësisë, këto janë dhe ato që ne do ti nxjerrim në ekspozita,” tha Melsi Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me agjendën e aktiviteteve që do të organizohet për 102-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë , drejtori tha se ato do të jenë të shumta dhe do të nisin që në datë 27, me hapjen e një ekspozite të veçantë dhe të dokumenteve të veçanta që do të jenë surprizë për publikun.

“Pika kulminante fillon që në datë 27 ku do të hapet edhe ekspozita me rastin e 28 Nëntorit, që do të jetë në sallën e ekspozitave. Do të jetë e hapur gjithsej 3 – 4 ditë me elemente dhe me portrete dhe objekte nga firmëtarët e Pavarësisë së vitit 1912.

Po ashtu do të ketë një ekspozitë të Luftës së Dytë Botërore me objekte dhe dokumente me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit. Janë objekte të Margarita Tutulanit, objekte që kanë qenë, por që nuk u është vënë theksi apo që janë fokusuar, por mendojmë që këtë radhë të kemi një servirje më të qartë për publikun. Surpriza do të ketë plot në materialet që do të serviren por le t’ia lëmë publikut që ta zbulojë vetë duke qenë këtu prezent.

Pasi, mendoj se edhe ditët e festës Muzeu do jetë i hapur dhe falas për publikun.Me këtë rast çdo njeri është i mirëpritur dhe mund të shfrytëzojë një nga këto ditë dhe mund ta vizitojë muzeun falas në total”, tha Melsi Labi, drejtor i Muzeut në Tiranë.

Një tjetër çështje që drejtori Melsi Labi preku gjatë bisedës me Kosovapress është edhe buxheti i Muzeut Historik Kombëtar, i cili është i vogël dhe i pamjaftueshëm për të gjitha nevojat që ka. Madje drejtori ka gati një plan me ndryshime ligjore për të sjellë sa më shumë të ardhura në muze, për mirëmbajtjen e objekteve me vlera historike dhe kombëtare.

“Jo, nuk jam i kënaqur, nuk ka një buxhet më të lartë. Kënaqësia ime ndoshta nuk do të mbarojë asnjëherë nëse do të shprehem kështu. Muzeu ka nevojë për shumë më tepër. Unë kam servirur dhe rrugën tjetër të zgjidhjes.

Pra, ne vërtet nuk mund të mbetemi të varur nga buxheti i shtetit por mund të ndryshojmë situatën ligjore dhe të legalizojmë që një pjesë e mirë e të ardhurave në këtë rast apo në rastin e Muzeut Historik Kombëtar në masën 90 për qind ti mbetej Muzeut dhe jo ti merreshin të ardhurat siç po i merrem në masën 100 për qind.

Kjo dhe shumë VKM apo ligje të tjera në lidhje me Muzeun duhet patjetër të ndryshojnë. Ka një mal me probleme sa i përket strukturës , është shumëe vjetër do një rikonstruksion të fuqishëm, objektet që ka në vetvete duhen restauruar, sepse ka vite të gjata që nuk janë kuruar dhe nuk janë kujdesur për to duke shkaktuar degradim, këto duan materiale specifike,” tha Melsi Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar./KP/