Shqipëria favorite përballë Armenisë

Shqipëria favorite përballë Armenisë

Shqipëria favorite përballë ArmenisëBastoret e njohura botërore i kanë vendosur tashmë kuotat e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016.Kuotat për ndeshjen e marsit i ka mësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të përballet me Armeninë, ndeshje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, muajin e ardhshëm.

‘Kuqezinjtë’, konsiderohen favoritë, duke u kotuar me 2.00, kurse armenët e kanë kuotën dukshëm më të madhe për fitore eventuale, 3.50, ndërkohë që barazimi në këtë takim është kotuar me 3.00

Dueli Shqipëri – Armeni do të zhvillohet më 29 mars. Ekipit të Gianni de Biasit, fitorja në këtë duel është e domosdoshme, për ta ndjekur ëndrrën e kualifikimit për evenimentin që do të mbahet në Francë.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia është favorite përballë Serbisë, pasi fitorja e luzitanëve është kotuar me 1.65.