Shqipëria e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA kundër Damaskut

Shqipëria e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA kundër Damaskut

Shqipëria e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA kundër DamaskutSituata në Siri dhe bisedimet në OKB rreth ndërhyrjes ose jo ushtarake kanë qenë dhe në fokus të shtetit shqiptar. Ministria e Punëve të Jashtme reagoi sot me anë të një deklarate për shtyp dhe po kështu dhe kryeministri në detyrë Berisha. Ky i fundit me një deklaratë në rrjetin social, Facebook. Deklarata të ngjashme janë dhënë dhe nga ana e shtetit kosovar.

Ministria e Jashtme deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA-së dhe NATO-s për t’i dhënë fund masakrave në Siri.

“Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria – ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më 27 gusht 2013, – ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe për të mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën për mediet.

Kryeministri në largim Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e orëve të fundit në Siri. Berisha në një postim në rrjetin “Facebook”, është shprehur se diktatori Bashar al-Assad duhet të marrë dënimin e merituar, për krimet që bëri kundër popullit të Sirisë duke përdorur gazin nervin.

Berisha ka shkruar se “ prova shumë të qarta faktojnë së diktatori sirian al-Assad ka përdorur gazin nervin dhe ka helmuar për vdekje mbi 1400 fëmijë, gra, burra, civile të pambrojtur në lagjet e Damaskut”.

Kryeministri Berisha ka besimin se “SHBA si vendi me përgjegjësi kryesore për paqen dhe sigurinë në botë, por edhe vendet e tjera të lira, kanë të drejtë dhe duhet të vendosin vlerat universale të mishëruara në Kushtetutat e tyre.”