Shqipëria e 37-ta të ranglista e FIFA-s

Shqipëria e 37-ta të ranglista e FIFA-s

Shqipëria e 37-ta të ranglista e FIFA-sShqipëria ka thyer tjetër rekord, duke u radhitur për herë të parë në histori në vendin e 37-të të ranglistës së FIFA-s, një vend më lart nga klasifikimi i muajit të kaluar. Ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e muajit qershor ka pasur edhe Brazili.

Në muajin qershor kombëtarja jonë u ngrit në pozitën e 38-të të ranglistës botërore FIFA/Cola-Cola World Rangking, ndërsa sot me publikimin e listës së re është ngritur për një pozitë më lartë dhe ka tubuar gjithsej 689 pikë. E më e mira nga kjo është se tani jemi katër pozita më lartë se Serbia që ka tubuar 661 pikë.

Spanja vazhdon të prijë në këtë listë me 1532 pikë, e dyta është Gjermania me 1273, teksa në pozitën e tretë është ngjitur për herë të parë në historinë e tyre, Kolumbia, me 1206 pikë, dy më shumë se Argjentina.

Paraqitjet sensacionale të Brazilit në Kupën e Konfederatave dhe fitorja ndaj Spanjës në finale të kësaj gare, i kanë ndihmuar kësaj kombëtare të ngritët për 13-të pozita më lartë në, më saktësisht në vendin e nëntë me 1095 pikë.

Gjithashtu, ngritje historike ka realizuar edhe Belgjika e cila ka hyrë në top dhjetëshe për herë të parë në historinë e tyre, në vendin e dhjetë me gjithsej 1079 pikë.