Shqipëria dhe Kuvajti thellojnë bashkëpunimin

Shqipëria dhe Kuvajti thellojnë bashkëpunimin

Shqipëria dhe Kuvajti thellojnë bashkëpuniminNga vizita e kryeministrit Rama në shtetin e Kuvajtit. Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me krerët më të lartë të institucioneve të vendit pritës. Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah.

Gjatë bisedimeve dypalëshe mes delegacionit shqiptar dhe atij kuvajtjan, u vendos theksi mbi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë Ahmetaj, nënshkruan katër marrëveshje mirëkuptimi me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Kryeministri Rama u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.