Shqipëri: Sot dita më e nxehtë e vitit

Shqipëri: Sot dita më e nxehtë e vitit

Shërbimi Meteorologjik në Tiranë njofton se sot do të jetë dita më e nxehtë për vitin 2010.

Temperaturat më të larta do të jenë në Tiranë, Durrës e Fier ku termometri do të shënojë deri në 37 gradë celcius. Temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, 28 gradë.

Mjekët këshillojnë qytetarët që të mënjanojnë daljet e zgjatura në diell./rel/