supermarket1_492_368

Shqipëri, rriten çmimet e të gjitha produkteve

Të gjitha produktet jetime për qytetarët janë rritur gjatë muajit janar. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna për muajin e shkuar për indeksin e çmimeve të produkteve të konsumit.

Pothuajse në të gjitha produktet ka pasur rritje të çmimeve. Në total, sipas INSTAT, çmimet janë rritur me 0.8 për qind krahasuar me një muaj më parë. Po sipas këtij institucioni, inflacioni gjatë muajit janar ishte 3.3 për qind.

Një nga shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit, ka qenë edhe rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri.

Në muajin janar nafta u rrit me 5.8 për qind ndërsa benzina u rrit me 6.4 për qind. Rritje çmimesh ka pasur edhe në qiratë dhe energjia si grup, ndërkohë që vetëm produktet “veshje dhe këpucë”, ka pasur ulje të leht.    /telegrafi