|

Shqipëri-Maqedoni, lëvizjet vetëm me letërnjoftime

Marrëveshja Shqipëri-Maqedoni për lëvizjen e qytetarëve vetëm me letërnjoftime ka hyrë të premten në fuqi.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë ndërmjet zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe kartat e identitetit. Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.

E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi.

1 përgjigje për “Shqipëri-Maqedoni, lëvizjet vetëm me letërnjoftime”

  1. Emiliano says:

    Bravo per shqiperine ! Shqiperia po nryshon 2012 – 2014 :)

    Kurse Maqedonia po zhytet ne Balte :)

Komentoni