58484

Shqetësimet e kryespiunit të ushtrisë serbe

Drejtori i Agjencisë Informative të ushtrisë serbe (VOA), Dragan Vladisavljevic, ka vlerësuar se çdo “veprim i nxituar” i Prishtinës për të arritur qëllimet e saj maksimaliste mund të rrezikojë seriozisht sigurinë në Kosovë dhe në rajon

Vladisavljevic ka thënë për “Vecernje Novosti” se partitë politike dhe lëvizjet në Kosovë, të cilat kundërshtojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ose angazhohen për bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon mund të shkaktojë një incidente të reja.

“Në skenën politike në Kosovë po forcohen partitë dhe lëvizjet që janë përjashtuese, kundërshtojnë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose nxisin bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon. Tendenca të tilla mund të çojnë në incidente të reja”, tha Vladisavljevic.

Ai ka shprehur shqetësim sidomos për, për siç thotë, rritjen e numrit të ekstremistëve fetarë, të cilët, sipas tij, janë të gatshëm që për realizimin e ideve të tyre radikale të përdorin dhunën.

Shefi i shërbimit informativ ushtarak serb tha se format e tilla të ekstremizmit i sheh si një fenomen rajonal.

Sipas tij, kërcënimet kryesore të sigurisë në rajon janë të gjitha format e ekstremizmit, krimi i organizuar, përhapja e armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe materialeve të rrezikshme, migrimi dhe terrorizmit ndërkombëtar.