Shprehitë që ndikojnë në shkurtimin e jetës

Shprehitë që ndikojnë në shkurtimin e jetës

Shprehitë që ndikojnë në shkurtimin e jetësMe siguri tashmë e dini që nuk duhet të pini duhan, nuk duhet të dilni i pambrojtur në diell dhe nuk keni nevojë ta teproni me ushqime të përpunuara.

Por në qoftë se me të vërtet doni të zgjasni jetën tuaj, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre shtatë shprehive që shkurtojnë jetën.

– Jeni i fiksuar në lidhje me vitet tuaja: A keni lajthitje çdo herë kur është ditëlindja juaj? Ju nuk jeni i vetëm. Por kjo nuk duhet t’ju ngushëllojë, pasi duhet të ndryshoni qëndrimin tuaj. Në qoftë se përqendroheni në aspektet negative të plakjes, edhe vet ju do të ndiheni më të vjetër, thotë një studim nga universiteti i “Purdue”-s. Për t’iu dukur të tjerëve më të rinj, duhet në vetvete të ndjeheni të rinj, kurse kjo varet nga vetja juaj.

– Ushqimi që nuk përmban fruta me lëvozhgë: Në përjashtim të rastit kur jeni alergjik, duhet të konsumoni fruta me lëvozhgë. Rezultatet e dy studimeve të mëdha nga Harvard-i kanë treguar se ata që hanë fruta me lëvozhgë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

– Zemërimi: Nëse jeni të pakënaqur, ters dhe vazhdimisht “të tensionuar”, do të shkurtoni jetën tuaj. Ngrohtësia dhe vetëmohimi mund të zgjasin jetën. Një studim amerikan ka zbuluar se duke ndihmuar të tjerët reduktohet stresi dhe reduktohet rreziku i vdekjes. Bujaria është një tipar me të cilin fitoni shumë gjëra.

– Qëndrimi ulur gjatë tërë ditës: Nëse gjatë ditës qëndroni ulur për më shumë se tri orë, mund të shkurtoni jetën tuaj për dy vjet, thotë një studim. Nëse keni një punë që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, gjeni kohë të ecni gjatë ditës dhe ngrihuni çdo herë që flisni në telefon.

– Mungesa e gjumit: Nëse punoni në ndërrim të tretë, e ndërprisni orën tuaj biologjike, sepse nuk do të flini në një kohë që është e dedikuar për të fjetur. Për shkak të kësaj dhe për shkak të mungesës së gjumit jeni në rrezik më të madh nga diabeti tip dy, trashja, sulmi në tru dhe infarkti. Mungesa e gjumit përshpejton procesin e plakjes së trurit.

– Ecja e ngadaltë: Çdo ecje, pavarësisht shpejtësisë, është e mirë për zemrën, por studimi, i cili ekzaminoi 39.000 njerëz zbuloi se ata që ecin ngadalë vdesin më herët, edhe në qoftë se ecin më shumë se ata të cilët ecin më shpejt. Përshpejtoni ecjen gjatë shëtitjeve.

– Seksi: Një studim i fundit amerikan ka zbuluar se njerëzit të cilët kohët e fundit kanë pasur marrëdhënie seksuale kanë pasur presionin e ulët të gjakut në krahasim me ata të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Një studim nga universiteti i Miçiganit erdhi në zbulimin se seksi mund të jetë një nga sekretet e rinisë dhe jetës më të gjatë.