Shpërthim në veri të Mitrovicës

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Shpërthim në veri të MitrovicësNë orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në veriun e Mitrovicës, por nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve të mëdha materiale.

Sipas mediave serbe, mjeti shpërthyes që ndodhi rreth orës 4.00, ishte vendosur në dritaren e një banese që ndodhet në katin përdhesë. Agjencia Beta pohon se banesa ishte e një serbi. Po ashtu shpërhtimi i ka shkaktuar dëme të mëdha edhe hotelit “BB”, i cili ndodhet shumë afër ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, si dhe është dëmtuar një veturë e parkuar aty afër.

Në vendin e ngjarjes menjeherë ka dalë policia, e diçka më vonë edhe pjesëtarët e KF0R-it.

Shefja e Zyrës së Kosovës në Veri, Adrijana Hoxhiq e ka dënuar rastin, ndërkaq Policia e Kosovës ende nuk është prononcuar për hollësitë.