Shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Shpërthim në pjesën veriore të MitrovicësNë pjesën veriore të Mitrovicës sot  në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, nga i cili për fat s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale.

Tanjug raporton se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë qenë një lokal i ushqimit të shpejtë – “Do koske”, ndërsa kanë pësuar edhe një kafiteri dhe një bastore afër tij.

Burime nga kjo pjesë e qytetit bëjnë të ditur se lokali në të cilin ndodhi shpërthimi është pronë e Lubisha Kostiqit, ish-kandidat për këshilltar i SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit, që ndërkohë ka dalë nga kjo listë.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe aty po zhvillon hetimet. Shefi i Policisë Rajonale të Kosovës, Zhelko Bojiq u ka deklaruar medieve se end enuk mund të thotë se çfarë lloji mjeti shpërthyes është përdorur e as për motivet e shpërthimit.

Ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ndodhi një shpërthim tjetër në shtëpinë e Nebojsha Mariqit, po ashtu kandidat i LSL për këshilltar në zgjedhjet e 3 nëntorit.