Shpërthen një bombë në Veri të Mitrovicës

Shpërthen një bombë në Veri të Mitrovicës

Shpërthen një bombë në Veri të MitrovicësNjë person i paidentifikuar sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore. Nga shpërthimi i bombës janë shkatuar vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një ëmbëltore, pronari i së cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuara në afërsi, kurse copat e xhamave të veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.