Shpërthen makina në Vlorë, plagoset shoferi

Shpërthen makina në Vlorë, plagoset shoferi

Shpërthen makina në Vlorë, plagoset shoferiNjë automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09.00 në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku automjeti tip Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB, i cili po udhëtonte nga qendra e Vlorës për në zonës e Skelës, ka shpërthyer në rrugë.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, Ermal Bajrami 31 vjeç nga fshati Selishë e Vlorës,  i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale ndërsa po punojnë për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si rezultat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse.