Shpartallohet rrjeti që dërgonte ilegalisht kosovarë drejt Evropës

Shpartallohet rrjeti që dërgonte ilegalisht kosovarë drejt Evropës

Shpartallohet rrjeti që dërgonte ilegalisht kosovarë drejt EvropësNjë rrjet i madh i trafikantëve të njerëzve, të cilët transportonin kosovarë në mënyrë ilegale dhe i ndihmonin të vendoseshin në vende të Evropës, është shpartalluar të martën në Evropë, me ç’rast, në gjashtë vende të ndryshme, janë arrestuar 41 të dyshuar, kanë njoftuar të mërkurën burime gjyqësore franceze.

Personat e arrestuar dyshohet se ishin të përfshirë në një rrjet të transportimit të parregullt të shtetasve kosovarë drejt Evropës, duke kaluar nëpër Serbi, dhe për ndihmën që u kanë dhënë atyre për t’u vendosur në vendet evropiane, i ka thënë “AFP”-së zëvendësprokurorja e qytetit Besançon, Margaret Parietti, e cila është e ngarkuar me pjesën franceze të këtij rasti, transmeton Zëri.info

Nga 55 personat e vëzhguar nga policia, 41 janë arrestuar të martën në mëngjes. 16 prej tyre janë arrestuar në Republikën Çeke, 11 në Francë, gjashtë në Austri, tre në Kosovë dhe dy në Slloveni. /Zëri/