Pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar

Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Owada, ka goditur rëndë Serbinë, duke i kumtuar opinionin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se nuk ekziston asnjë nen në ligjet ndërkombëtare që ndal shpalljen e një anshme të pavarësisë, prandaj shpallja e një anshme nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Më tej Owada ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, pikërisht në orën 15.00, ka nisur seanca ku do të shpallet opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Owada, ka nisur leximin e deklaratës, e cila është miratuar paraprakisht nga 15 gjyqtarë.