|

Shpall fituesit e fazes se fundit

Shpall fituesit e fazes se funditSot do te shpallen fituesit e fazes se katert te regjistrimeve ne shkolle te larte, ne sistemin e dites.


APRIAL-i ka mbyllur perpunimin e te dhenave te marra nga plotesimi i formularit A4 dhe ne daten 30 nentor dje ka shpallur listen perfundimtare te kandidateve fitues te ndare sipas programeve te studimit perkates, ne perputhje me kuotat e rishperndara dhe njekohesisht e dorezon kete liste ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences.

APRIAL-i do te dorezoje sot, ne daten 1 dhjetor ne forme te shkruar dhe elektronike, listat perfundimtare te kandidateve fitues, sipas programeve perkatese te studimit te ciklit te pare me kohe te plote, ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte dhe DAR/ZA.

Keto institucione afishojne menjehere listat ne vende te dukshme ne mjediset e tyre. Regjistrimi i kandidateve fitues behet prane sekretarive mesimore te institucioneve publike te arsimit te larte ne datat 2 deri 5 dhjetor 2009, nga ora 08.00, deri ne oren 16.00.

Formulari A4 u terhoq dhe u dorezua nga maturantet qe nuk kishin fituar asnje te drejte studimi deri ne daten 25 nentor. Drejtorite Arsimore i dorezuan formularet e plotesuara prane Agjencise se Pranimit te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte deri ne daten 26 nentor./tch/

Etiketa: , ,