Shoqëria civile kundër ligjit të amnistisë

Shoqëria civile kundër ligjit të amnistisë

Shoqëria civile kundër ligjit të amnistisëKëto nënshkrime të dhëna kundër projektligjit për amnisti, drejtori i KIPRED-i, Ilir Deda, ka vendos t’i dërgojë presidentes së vendit.
Me shpresën që ajo nuk do ta nënshkruaj këtë projektligj që u miratua me 90 votat e deputetëve, deda i shoqëruar me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, ia dorëzoi peticion ish shefes së tij.

Deda ka thënë se ligji si duket aktualisht, nuk i përket serbëve të Kosovës, por i amniston një kategori shumë të gjerë të veprave penale dhe krimeve që janë kryer në Kosovë.

“Republika e Kroacisë ka sjellë ligj për amnistinë vetëm për serbët për integrim të tyre, Republika e Serbisë ka sjellë ligj për shqiptarët në luginë të Preshevës, Republika e Maqedonisë ka sjellë ligj për amnisti për shqiptarët në Maqedoni, dhe për integrim të pjesës veriore të Kosovës duhet të amnistohen ata të cilët duhet të integrohen. Nuk mund të ketë amnisti për njerëz, të cilët janë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe të cilët e kanë thyer ligjin dhe janë afër partive politike”.

Presidentja e cila pranoi peticionin, nuk foli nëse ajo do të marr parasysh kërkesat e tyre.
Por ata që arritën t’i mblidhin këto nënshkrime presin nga Jahjaga që ajo ta kthejë në Kuvend këtë projektligj.
“Presidentja premtoi që do ta vlerësojë edhe një herë argumentet të cilat ne i kemi dhënë dhe që do të veprojë sipas kompetencës së saj kushtetuese.

Ne në anën tjetër i argumentuam që ka një hapësirë shumë të madhe përmes së cilës presidentja mund dhe duhet në kuptim të kushtetutës së vendit ta kthejë këtë ligj në kuvend”, ka thënë Korenica.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se nëse nuk vjen deri te kthimi i ligjit, çdo institucion ndërkombëtar do ta merr peticionin me kërkesat e njëjta që është dërguar te presidentja.