Shkupi reagon ndaj  thirrjeve raciste të ushtarëve grekë

Shkupi reagon ndaj thirrjeve raciste të ushtarëve grekë

Shkupi reagon ndaj  thirrjeve raciste të ushtarëve grekëQeveria e Maqedonisë sot përmes një komunikate ka protestuar ndaj fjalorit të dhunshëm dhe kërcënues të ushtarëve grek.

Reagimi pasoi pas publikimit të një video përmes rrjeteve sociale dhe në youtube, ku ushtarët grek kërcënojnë dhe përdorin fjalorë urryes përmes parullave dhe këngëve të kënduara gjatë stërvitjeve të tyre.

Ushtarët grek në videon e publikuar thërrasin se do të ‘pijnë gjakun e turqve, shkupjanëve dhe shqiptarëve’ si dhe thirrje tjera.

“Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke. Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit. Në komunikatë thuhet se po ndërmerren hapat diplomatike për të përcjellë reagimin edhe në adresë zyrtare të Athinës.

Qeveria e Maqedonisë nënvizon se Bashkimi Evropian po heshtë dhe po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese. Ndërkohë, Qeveria e Tiranës deri tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë provokim.