Shkup, shpërthim afër selisë së partisë opozitare

Shkup, shpërthim afër selisë së partisë opozitare

Shkup, shpërthim afër selisë së partisë opozitareNjë bombë ka shpërthyer mbrëmë afër zyrës së partisë kryesore opozitare në pjesën perëndimore të Shkupit.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pësuar të lënduar në njerëz, por dëme materiale, pasi janë dëmtuar pesë automjete, raporton agjencia Associated Press.

“Një pajisje e paidentifikuar ka shpërthyer të dielën në rrugën në lagjen Karposh, afër zyrave të një kompanie dhe të Lidhjes Socialdemokrate”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, duke shtuar se disa makina janë dëmtuar.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petar Shilegov, u ka deklaruar mediave lokale se bomba ka shpërthyer afër zyrës të kësaj force politike, ku ishin afro 30 pjesëtarë të organizatës së të rinjëve.

Policia tha se po zhvillohen hetime për këtë incident dhe po punohet në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ploteë të motiveve të sulmit.