Shkup, rrihen brutalisht 4 adoleshentë shqiptarë

Shkup, rrihen brutalisht 4 adoleshentë shqiptarë

Shkup, rrihen brutalisht 4 adoleshentë shqiptarëKatër adoleshentë shqiptarë janë rrahur brutalisht nga grupe të rinjsh maqedonas. Ngjarja e rëndë, siç raporton televizionin Alsat, ka ndodhur në në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentën e shoferit.

Në mënyrë të papritur janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është një në gjendje shoku, dhe tre më plagë të rënda trupore.

Njëri prej të rrahurve ka treguar për Alsat TV se agresorët ishin maqedonas dhe më shumë se 20 persona, të cilat i kanë rrahur duke përdorur edhe shkop bejsbolli.

Babai i njërit prej të plagosurve shprehet se shqiptarët nuk ka kush i mbron askush. Sipas tij, shteti është katastrofë, pasi nëse shqiptarët rrahin maqedonasit kapen menjëherë, e kundërta nuk ndodh. Ai nuk e sheh këtë si një ngjarje të rastësishme.