Shkodran Zeqiri, shqiptari i radhës tek Bayerni

Shkodran Zeqiri, shqiptari i radhës tek Bayerni

Shkodran Zeqiri, shqiptari i radhës tek BayerniNjë tjetër talenti shqiptar po troket në ekipin e parë të Bayernit. Mbrojtësi Shkodran Zeqiri, ka zbuluar se është shumë pranë firmosjes së kontratës si profesionist me klubin e Bayern Munich. Lojtari për momentin është duke luajtur me U-17 të Bayern, dhe ëndrra e tij është të luaj me ekipin e parë.

Por si fillim duhet të ngjisi disa shkallë. Klubi bavarez në muajin mars do të ulet të bisedoj me Zeqirin dhe me shumë mundësi do ti propozoj një kontratë profesioniste ku do të mund të luajë me U-19 e Bayern Munich.

Mbrojtësi Zeqiri është shfaqur shumë optimist dhe ka deklaruar “Në ekipin U-17 po më ec mjaft mirë. Jam në formë të mirë. Stërvitem shumë për të arritur synimet e mia. Bayerni është klubi më i fortë në botë dhe kam nderin që bart fanellën e kësaj skuadre.

Por, nuk dua të ndalem me kaq. Në fund të muajit mars do të ulemi për të biseduar për të ardhmen time. Më kanë thënë që do të më inkuadrojnë në ekipin U-19 dhe do të më ofrojnë kontratë profesioniste. Trajneri më këshillon vazhdimisht dhe ka fjalë të mira. Ëndrra ime është të luaj së bashku me Xherdan Shaqirin tek Bayern”.

Shkodran Zeqiri ka lindur në Viti, por ende pa i mbushur dy vjet ka shkuar në Gjermani ku edhe ë