Shkodër vret gruan dhe vajzën

Shkodër vret gruan dhe vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Një 45-vjecar ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe vajzën me armë.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Samrish të komunës Dajc kur Pjetër Pjolli qëlloi me armë bashkëshorten Nina dhe vajzën e tij 17 vjec.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke e prangosur vrasësin, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij akti të rëndë.