Lajme.Org » Mjekësi

Kështu është kur “T-qeliza” vret qelizën kanceroze
Një video e pabesueshme, ku shfaqet lufta ndërmjet qelizës kanceroze dhe qelizës speciale imunologjike “T-qeliza”.

Ky process zhvillohet në trupin e të sëmuarve nga kanceri, ndërsa në këtë video mund të shihet se si “T-qeliza” e mundë qelizën kanceroze.

Shkencëtarët  e Qendrës për sëmundjet e kancerit “Abrahamson” në Universitetin e  Pennsylvani-së, 20 vite me radhë e kanë përkryer metodën me të cilën nga gjaku i pacientit  të sëmurë nga leukemia kronike limfofocidiale, kanë marë qeliza të bardha të gjakut, respektivisht, qeliza speciale imunolo

gjkem të njohura si “T-qeliza”, të cilat më pas modifikohen gjenetikisht dhe përsëri injektohen tek pacientët. “T-qelizat” janë aq efikase në zbulimin dhe gjetjen  dhe vrasjen e qelizave kanceroze, sa që shkencëatrët i kanë quajtur “vrasëse serike”.

T-qelizat i nënshtrohet diferencimit që të mund të luftojnë me qelizat kanceroze ose viruset edhe të vdekura në këtë proces. Disa nga ato mbijetojnë dhe bëhen qeliza memoriale që në të ardhmen do të siguronin  reagimin me të shpejtë imunologjik dhe reagim më të fortë imunologjik kur organizmi vjen në kontakt me patogjen të njejtë-të tillë ose të ngjashëm.

Videon që e ka xhiruar Alex Ritter, shlencëtar nga Instituti për hulumtime mjekësore në Universitetin e Cambridgge, (Kembrixh), është më e shpejtë se sa koha reala për 92 herë.  Ritter dhe ekipi i tij në laboratorin “Gillian Griffiths”, përpiqen të zbulojnë se si me e avansua natyrën e aftësisë së trupit të njeriut  që ta parandalojë kancerin para se ai të formohet.

“Qelizat e sistemit imunologjik mbrojnë trupin nga patogjenet. Nëse qelizat në trupin tonë janë të infektuara me virus ose shëndërrohen në kanceroze, qelizat imunologjike ato i detektojnë identifikojnë dhe i zhdukin. T-qelizat citotoksike janë vrasëse shumë precize dhe efikase. Mund të zhdukin qeliza të infektuara ose kanceroze pa i dëmtuar qelizat e shëndosha që i rrethojnë. Duke kuptuar se në cilin princip veprojnë, mundemi të gjejmë mënyrën se si ti kontrollojmë dhe kjo do të na mundësojë që të përmirësojmë terapinë e mjekimit”- kanë deklaruar nga laboratori i “Gillian Griffiths”.

Video inçizimi është bërë me ndihmën e mikroskopit të Olympus-it dhe disk-sistemit rrotullues të “Andor Revolution”.

www.youtube.com/watch?v=jgJKaP0Sj5U

Zbulimi që ndryshoi konceptin mbi shumë sëmundje
Ka kaluar 50 vjet që kur u publikua qëndrimi shkencor mbi arsyet e vdekjes së njeriut. Njeriu vdes shumë më herët se sa duhet të ishte kohëzgjatja e jetës së tij bazuar në kodin gjenetik të jetëgjatësisë.

Në lidhje me këtë ka mendime të autoriteteve mjekësore që thonë se çdo vdekje para moshës 150 vjeçe, është vdekje e dhunshme.

Kjo do të thotë se shkaktarë të plakjes së parakohshme janë dëmtimet oksidative në nivel të qelizave të organizmit tonë, si pasojë e veprimit dëmtues të radikalëve të lira.

Sot kemi listën e 50 sëmundjeve të ndryshme që paraqiten si pasojë e veprimit të radikalëve të lira, ndërsa parashikohet që ky numër i sëmundjeve të rritet në mbi 80.

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin
Një studim nga shkencëtarë të universitetit të Kalifornisë në  Berkeley zbulon dëshmi fizike se njerëzit që sfidojnë veten intelektualisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit.

Me pak fjalë,  kjo sëmundje e trurit mund të luftohet nga vetë truri. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi

Zgjidhja e një fjalëkryqi të thjeshtë mund të jetë e vështirë kur Alzheimeri ka zënë vend. Por prej kohësh shkencëtarët kanë menduar se kryerja e veprimtarive të ngjashme mendore gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë për t’a mbajtur larg këtë sëmundje. Tani një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley e ka zhvilluar këtë ide një hap më tej -  duke studiuar depozitat e  pllakëzave amyloide në tru, të cilat lidhen me Alzheimerin.

Dr. William Jagust, një nga autorët e studimit thotë; ” se nuk është vetëm çështja për t’u mbrojtur nga efektet e pllakëzave amyloid, por edhe si të arrijmë të depozitojmë sa më pak prej tyre.”

Ekipi i shkencëtarëve studioi historinë e sjelljeve të të moshuarve të shëndetshëm, duke u përqëndruar në çështjen se sa shumë sfida mendore ata kishin patur gjatë dekadave, në çdo fushë – nga leximi rregullisht deri në zgjidhje fjalëkryqesh. Pasi mbodhën këto të dhëna, shkencëtarët filluan të hetojnë trurin e pjesmarrësve në studim.

Rezultati që doli ishte se sa më shumë veprimtari intelektuale a mendore, aq më pak amyloid ata kishin në trurin e tyre.

Doktor Jerome Goldstein në klinikën kërkimore të Alzheimerit, në San Francisko, thotë se nuk ka dyshim që depozitat amyloide janë shenjat më dalluese në trurin e prekur nga Alzheimeri dhe sa më shumë këto depozita shtohen aq më shumë rëndohet gjendja e pacientit.

Megjithëse shkaku i saktë i humbjes së kujtesës (veçori e Alzheimerit) nuk është i qartë – vonimi i shfaqjes së sëmundjes mund të jetë kyç nëse kihen parasysh karakteristikat e veçanta të Alzheimerit.

Një aspekt tjetër ende i paqartë për shkencëtarët është “pse gjendja e personave që preken herët në moshë nga Alzheimeri, keqësohet me ritme më të shpejta sesa gjendja e personave që preken më vonë.”

Studimi në Berkeley nuk konfirmon se,  shtimi i veprimtarisë mendore në moshë të vonë do të kishte efekt të ngjashëm në ngadalësimin e akumulimit të pllakëzave amyloide. Shkencëtarët thonë se kanë në plan të kryejnë një tjetër studim të ngjashëm duke përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI), në përpjekje për të zbuluar lidhjen midis veprimtarisë mendore dhe zhvillimit të pllakëzave amyloide në tru.

Gratë më të ndjeshme ndaj dhimbjes

Pyetja shtrohet; A ndjejnë gratë më shumë dhimbje sesa meshkujt? Kjo varet se kush pyetet. Por studimet e reja thonë se gratë janë, vërtetë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

Disa kushte të caktuara mjekësore janë më të shpeshta tek gratë. Studimet kanë treguar se gratë vuajnë më shumë nga migraina, fibromyalgia dhe sindromi i acarimit të zorrëve. Madje disa gra janë në dhimbje deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Por një studim i ri i botuar këtë javë në “Journal of Pain”  zbulon se kur burrat dhe gratë vuajnë nga sëmundje të njëjta – të tilla si problemet të shtyllës kurrizore infeksione sinusi, artriti ose diabeti – gratë ndjejnë më shumë dhimbje.

Shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit  studiuan të dhënat mjekësore elektronike të 11 mijë pacientëve, që ishin pyetur  të vlerësonin shkallën e dhimbjes, pyetje rutinë e vizitës tek mjeku.

Gjatë shqyrtimit u pa se gratë kishin raportuar nivele shumë më të larta të dhimbjes sesa burrat për 21 nga 22 sëmundjet.

Pse ndodh kjo? A kanë meshkujt kufij të ndryshëm dhimbjesh në krahasim me femrat? A reagojnë ndryshe ndaj barnave? Janë ata më tolerantë ndaj dhimbjeve, apo ankohen më pak se femrat?

Këtyre pyetjeve, studimi nuk u përgjigjet, por autorët theksojnë nevojën për më shumë kërkime pse burrat dhe gratë i përjetojnë dhimbjet ndryshe dhe nëse trajtimi i tyre duhet të jetë i veçantë a ndryshe për secilën gjini./voa/

A rigjenerohen organet?
Shkencëtarët analizuan procesin e plakjes të organeve në trupin tone. Të gjitha organet, përveç trurit dhe syrit, mund të rigjenerohen dhe në këtë mënyrë trupi ynë arrin të qëndrojë 10 vjet nën moshën e tij gjatë gjithë jetës.

Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Daily Mail” bëhet e ditur se shkaku i kësaj është rigjenerimi i qelizave, ose thënë ndryshe zëvendësimi i qelizave të vjetra me të reja.

Por nuk mund të themi se të gjitha organet përfitojnë nga kjo “rini e përhershme”. Truri, syri dhe sistemi nervor nuk rigjenerohen. Të gjitha qelizat në tru – përveç atyre të shijes dhe mësimit – sistemi nervor dhe syri nuk arrijnë të mposhtin plakjen.

Zemra rigjenerohet një herë në 20 vjet

Më parë mendohej që qelizat e zemrës nuk ndryshojnë asnjëherë. Por Dr. Piero Anversa nga universiteti i Nju Jorkut arriti të vërtetonte të kundërtën. Duke pohuar që zemra rinovohet, dr. Anversa thekson se ky rinovim zgjat të paktën 20 vjet.

Flokët rigjenerohen për 3-6 vjet

Çdo fije floku në mes 100 mijë fijeve të tjera të flokëve zgjatet 1,25 centimetra në muaj. Për këtë arsye mosha e flokut ndryshon në lidhje me gjatësinë e tij.

Muri i stomakut rigjenerohet çdo 3-5 ditë

Duke pohuar që qelizat e stomakut nuk mund të rezistojnë përballë acidit të stomakut, Jonas Frisen nga Instituti Karolinska thekson se këto qeliza rigjenerohen çdo 3-5 ditë. Por nikotina ngadalëson procesin e rigjenerimit.

Zorrët rigjenerohen çdo 2-5 ditë

Ashtu si stomaku edhe qelizat e zorrëve ndodhen në kushte të vështira dhe si rrjedhojë ato rigjenerohen me shpejtësi brenda 2- 5 ditëve.

Kockat rigjenerohen për 10 vjet

Edhe skeleti ynë është një nga pjesët e rigjenerueshme. Mendohet se kockat rigjenerohen plotësisht një here në 10 vjet.

Gjuha rigjenerohet në 10 ditë

Në çdo nga 10 mijë sythet e molekulave të shijes të gjendura në gjuhë, gjenden 50 qeliza. Edhe këto qeliza rigjenerohen çdo 10 ditë.

Mëlçia rigjenerohet një herë në 6 muaj

Mëlçia është një nga organet më të forta të trupit, sepse depoziton të gjitha lëndët e nevojshme për gjakun, sheqerin, proteinat dhe yndyrat. Sipas deklaratës së dhënë nga fondacioni i mëlçisë në Angli, mëlçia rigjenerohet një herë në 6 muaj.

Mushkëritë rigjenerohen një herë në vit

Qelizat e mushkërive rigjenerohen në periudha të ndryshme dhe kjo ndryshon në varësi të pastërtisë së ajrit, konsumimit ose jo të cigares. Ndërsa koha e rigjenerimit është 6 muaj deri në 1 vit.

Sytë nuk rigjenerohen

Përveç shtresës së korneas, sytë nuk zotërojnë veçorinë e rigjenerimit. Me kalimin e viteve sytë plaken bashkë me ju. E njëjta gjë ndodh edhe me qelizat e trurit. /Start /

Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen
Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim.

Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Por çfarë i shkakton? Si trajtohen më mirë?

Tensioni

Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë. Këto lloj dhimbje koke, që vinë nga tensioni, sipas të dhënave e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj.

Simptomat

Ata që vuajnë ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.

Mjekimet

Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë. Mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit. Antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojë parandalimin. Trajtime përfshijnë akupunkturën, “Botox”, hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.

Dhimbja e kokës nga migrena

Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje.

Simptomat

Dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën.

Mjekimet

Një sërë ilaçesh përdoren për të trajtuar këto simptoma dhe për të parandaluar sulmet. Aspirina mund t’i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; bllokuesit beta mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.

Dhimbja e kokës nga sinusi

Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në një pikë në jetën e tyre, dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik.

Simptomat

Dhimbja apo presioni rreth syve, faqeve dhe ballit si dhe ndjeshmëri e lëkurës dhe kockave të fytyrës. Një sondazh tregoi se 93 për qind e atyre që vuajnë nga sinusi  kanë dhimbje rreth syve dhe ballit. Alergjitë dhe të ftohurat që çojnë në pezmatimet e hundës dhe membranave të inozitit janë fajtorët kryesorë. Sinusi mbushet plot dhe infektohet nga bakteret dhe viruset që infektojnë veshjen e brendshme.

Trajtimet

Aspirina dhe ibuprofen për të lehtësuar përkohësisht dhimbjet, ose një dekongestant kur zgavrat e hundës janë të bllokuara. Edhe antibiotikë mund të rekomandohen kur shkak janë alergjitë. Disa studime tregojnë se mbajtja e lagështirës së dhomës mund t’i parandalojnë këto dhimbje koke.

A është pilula e duhur?

Zbuloni të vërtetën me anë të testit…

Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:

• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?

• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?

• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?

• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?

Shënim:

Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.

Dhimbja e kokës nga alkooli

Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi, gjë që shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara, që nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndërkohë që një tjetër dhimbje e cilësuar si dhimbja e kokës në fundjave, shkaktohet nga mos pirja e kafeinës, gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje. Është e lehtë të vetëdiagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës.

Dhimbja e kokës nga sheqeri dhe helmet

Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.

Dhimbja e kokës nga orgazma

Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazmë. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Por edhe pse është zbuluar një fenomen i tillë, ende shkenca dhe mjekësia nuk kanë arritur në ndonjë përfundim se si mund të evitohet kjo gjë. Thuajse të gjitha rastet janë të ngjashme, dhe karakteristikë  e kësaj, përveç dhimbjes së madhe të kokës, është edhe pagjumësia.

Dhimbja e kokës nga akullorja

Një dhimbje për këtë shkak jep një raport i “British Media Journal”. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda më vonë. Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në gojë për t’u ngrohur para se të kapërdihet. Ndërkohë që kur dhimbjet e kokës bëhen të përditshme, mund të vijnë nga reaksionet në trup si rezultat i pirjes së shpeshtë të qetësuesve. Rreth 5 për qind e të rriturve kanë çdo ditë dhimbje koke dhe një e treta e tyre vijnë si rezultat i reaksioneve.

Përgjysmohen vdekjet nga infarkti
Përgjysmohet numri i vdekjeve nga goditjet në zemër në vendet evropiane, në 10 vitet e fundit. Kjo statistikë është treguar nga një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në “British Medical”.

Konkretisht, shifrat tregojnë se Europa Perëndimore, gjatë një viti ka vetëm 300 sulme në zemër për 100 mijë banorë.

Ndërsa në Lindje dhe në Shtetet e Bashkuara, ato mësohet se janë më shumë, mbi 400 të tilla dhe sipas ekspertëve të Oksfordit, për një gjë të tillë, ndikojnë dietat e keqe dhe efekti i pirjes së duhanit. Mosha gjithashtu e shton rrezikun, ku meshkujt deri në 60 vjeç, janë prekur 2-4 herë më shumë se gratë.

Ndërsa jetesa e shëndetshme, është arsye, për të reduktuar rastet e vdekshmërisë. Studimi pohon se në përgjithësi, sot mund të mbijetojnë 25 për qind e të prekurve nga infarkti i miokardit. Ndërsa thuhet se shumica e vdekjeve ndodhin para arritjes në dhomën e urgjencës .

Informacioni mbi përbërjen e tumorit të vezoreve ndryshon luftën ndaj tij
Kanceri i vezoreve quhet edhe “vrasësi i heshtur”, sepse në kohën kur simptomat shfaqen dhe bëhet diagnoza, zakonisht është tepër vonë për t’u kuruar.

Gjatë vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan 22 mijë gra me këtë sëmundje. 14 mijë prej tyre humbën jetën.

Në rang botëror mendohet të ketë më tepër se 200 mijë raste të reja çdo vit. Dhe prognoza e tyre gjithmonë ofron shpresa të pakta:

Kur Sheila Connor u diagnostikua me kancer të vezoreve në vitin 2007, sëmundja ishte në fazat e saj të përparuara. Zonja Connor iu nënshtrua një operacioni dhe kimioterapisë. Por kanceri kthehej sërish: 4 herë brenda 4 vjetëve.

Zonja Connor ka provuar shumë lloje ilaçesh. Disa sillnin përmirësime të përkohshme. Disa i përkeqësonin sëmundjen. Kohët e fundit ajo vendosi të ndërpresë mjekimin dhe është e pasigurt për të ardhmen. Kjo është diçka që ndosh shpesh, thotë Laura Shawver, një studiuese e kancerit që merret me përgatitjen e barnave, e cila i ka mbijetuar kancerit të vezoreve prej pesë vjetësh.

“Gratë kalojnë faza të kimioterapisë njëra pas tjetrës në mënyrë të vazhdueshme. Ato bëjnë një jetë jo të mirë dhe në fund ato dorëzohen para sëmundjes gjithsesi”.

Kanceri i vezoreve shfaqet sërish pas trajtimit në 75 për qind të rasteve. Zonja Shawver thotë se është një sëmundje e vështirë për t’u mjekuar pasi tumoret janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri, dhe secili përgjigjet shumë ndryshe ndaj ilaçeve të disponueshme.

Zonja Shawver krijoi Shoqatën Clarity për të trajtuar këtë problem. Kjo organizatë jo-fitimprurëse u jep pacientëve informacione mbi përbërjen molekulare të tumorit të tyre. Shoqata krahason tumorin e vezoreve të një pacienti me atë të të tjerëve që ka në sistemin e saj të të dhënave. Gjithashtu ajo përdor shenja biologjike të cilat tregojnë se si ai tumor mund të reagojë ndaj një ilaçi të caktuar të kimioterapisë, i përdorur për të ndalur rritjen e qelizave në lloje të tjera kanceri.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë në ato zgjedhje. Nëse ato zgjedhje nuk i përshtaten individit, ne mundohemi të ndihmojmë në gjetjen e një terapie që përshtatet dhe që ndryshon situatën në të mirë të pacientit”.

Krijimi i një profili molekular për kancerin është një procedurë standarde për lloje të tjera kanceri. Për kancerin e vezoreve është bërë e mundur vetëm kohët e fundit, prej Shoqatës Clarity. Ndërkohë që kjo procedurë nuk ekzistonte kur zonjë Sheila Connor pati rishfaqjen e parë të tumorit, ajo thotë se teknika do të ndihmojë të tjerët të marrin vendime të informuara.

“Nëse e di pak a shumë që do të reagoje keq ndaj një ilaçi, mund të vendoset të përdoret një ilaç tjetër dhe nëse as ai nuk do të funksiononte, atëherë duhet vendosur një formë tjetër mjekimi.”

Kjo është mënyra se si studiuesja Laura Shawver kërkon të ndryshojë traditën e trajtimit të kancerit të vezoreve: një pacient pas tjetrit. Ajo thotë se kjo teknikë jo vetëm që mund të përmirësonte jetën e grave me përsëritje të kancerit të vezoreve, por ajo mund edhe të çojë në krijimin e ilaçeve të reja për këtë sëmundje shpesh vdekjeprurëse./voa/

Nivelet normale te hormoneve
Per shkak se hormonet luajne nje role te rendesishem ne jeten dhe shendetin e pergjithshem te nje personi eshte e rendesise se vecante qe te njihemi me sistemin endoktrin.

Njera nga pikat me te rendesishme dhe me te lehta per tu njohur dhe mbajtur mend eshte ajo se ne fakt nuk ka nivele te fiksuar “normale te hormoneve.

Secili person eshte ndryshe nga tjetri. Prandaj ekzistojne disa parametra te gjere qe definojne se cka konstituon nivele “mesatare”.

Radhe te niveleve normale te hormoneve

Duke marr parasysh se sistemi endoktrin i teresishem i trupit nuk mund te matet pasiqe funksionon si nje teresi, nivelet individuale te hormoneve shpesh maten dhe vlersohen vet-a-vete. Ne vijim do te lexoni per radhet e ndryshme te niveleve normale te hormoneve te ndryshme.

Nivelet e testosteronit

Nivelet e testosteronit jane zakonisht te uleta tek grate ne krahasim me burrat. Ne fakt, ka mundesi qe nje grua te mos ket prodhim te testosteronit fare dhe prap te jete e shendetshme. Ne nje grua te shendetshme, shumica e prodhimit te testosteronit (deri ne 70%) nxirret nga konvertimi i DHEAS dhe androstenedione-ve nga enzimet ne lekure. Pjesa tjeter sekretohet drejtperdrejte nga vezoret dhe gjendrat adrenale.

Shumica e eksperteve mjekesore do te konsideronin te ngrituar nese nivelet jane mbi 50 ng/dl. Mbi 100ng/dl te testosteronit tek grate eshte simptome e ndonje hiperandrogenizmi. Nese testosteroni eshte mbi 200ng/dl atehere perdoret ultrazeri i vezoreve per te shikuar per ndonje tumor te vezoreve.

Sa me i larte niveli testosteroneve aq me i larte rreziku ndaj hirsutizmit apo alopecis androgenen nese nuk ka rritje korresponduese te androgeneve antagonist (estrogenit dhe SHBGs).

Nivelet e estrogenit

Estrogjeni vie ne disa forma dhe lloje, dhe ai qe zakonisht me se shpeshti matet eshte estradiol-i. Koncentrimet e estradiol-it tek grate nryshojne ne menyre te konsiderueshme varesisht nga mosha dhe faza e ciklit reproduktive.

Vargu normal mund te jete kudo nga 50-700 pikogram per mililiter. Ne kohen e ovulimit ky varge mund te jete nga 100-400 pikograme per mililiter.

Estrogjenet anulojne veprimet e hormoneve androgjene, keshtu pra ne efekt nivele te larta te estrogjenit zvogelojne aktivitetin e hormonit androgjen. Si e tille nje  nivel i estrogjenet ka fundi i keti vargu normal preferohet kur behet fjale per  zvogelimin e cenueshmerise ngadj alopecis androgenetike.

Nivelet e Dehidroepiandrosteronit (DHEA)

DHEA eshte relativishte nje molekule e paqendrushme qe zakonishte konvertohet ne DHEAS para se te futet ne carkullimin e gjakut. DHEA mund te konvertohet ne me shume forma potente androgjene, per shembull mund te ndryshohet ne dihidrotestosterone nga enzimet ne folikulat e flokut.

Nese DHEA eshte mbi 700 mikrogram per deciliter, atehere kerkohet te behet MRI ne menyre qe te anulohet mundesia e tumorit adrenal.

Nese DHEA esht ne mess te 500-700 mikrograme per deciliter atehere kerkohen te behet teste endoktrine per te anuluar mundesine e hiperfunksionit adrenal siqe eshte adrenal hiperplasia.

Nivelet e Gestagjenit (Progesteronit)

Nivel i rritur i gestagjenit mund te tregoj fertilitet (pjellshmeri) te zvogeluar, per kete zakonisht behet testi i estragjenit per te konfirmuar ovulimin. Kur nje folikul liron vezen e saj ajo shendrrohet ne te ashtuquajturen korpus luteum dhe prodhon gestagjen. Nje nivel mbi 5 tregon nje forme te ovulimit por shumica e mjekeve deshirojne te shohin nivele mbi 10 ne nje cikel  natyral dhe nje nivel mbi 15 ne nje cikel te mjekuar me medikamente. Nuk ka ndonje nivel mes-luteal qe parashikon shtatzanine. Disa thone qe testi gestagjenit mund te jete me i sakte nese behet ne mengjes pa ngrene asgje por kjo mbetet vetem nje e thene.

Pasi keni mesuar se cilet jane nivelet normale te hormoneve, shpresoj te e ndani kete me tjeter qe kane nevoj te dine per kete sepse besoj se ka shume prej tyre.

Mjekim i ri i sëmundjeve kronike të mushkërive
Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe australianë janë duke punuar në një terapi të re, e cila ka një potencial të madh në mjekimin e sëmundjeve kronike obstruktive të mushkërive, thuhet në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Shprehja “sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive” kryesisht ka të bëjë me çrregullimet të cilat ia zënë frymën pacientit, si: bronkiti kronik dhe emfizema me vështirësi në kalimin e ajrit.

Bronkiti kronik është përgjegjës për 85 % të rasteve me sëmundje kronike obstruktive.

Kërkuesit shkencorë nga Harvardi dhe kolegët e tyre nga Universiteti i Melburnit kanë konstatuar sesi proteina e quajtur “SAA” ka rol kyç në zhvillimin e inflamacioneve kronike te pacientët me sëmundje kronike obstruktive.

Duke ndikuar në funksionin e proteinës SAA, është e mundshme që të përmirësohet funksioni i mushkërive në të gjitha etapat e sëmundjeve kronike obstruktive.

Edhe të rinjtë me tension të lartë të gjakut
Një studim i publikuar nga universiteti i Karolinës Veriore, “Chapel Hill”, ka zbuluar se rreth 20 për qind e të rinjve janë në dijeni që kanë tension të lartë gjaku.

Studiuesit anketuan 14 000 vullnetarë, femra dhe meshkuj, ndërmjet moshave 24 dhe 32-vjeçare, në lidhje me historinë e tyre të tensionit të lartë të gjakut dhe pastaj e matën tensionin e gjakut të pjesëmarrësve.

Aty ishte vërejtur se shumica prej tyre kanë tension të lartë gjaku.

Nëse keni tesnion të lartë të gjakut dhe mjeku ju përshkruan medikamentet, mos u friko të bësh pyetje apo nëse nuk jeni i sigurt, shkoni dhe merrni mendimin e një mjeku tjeter. Pasi të kuptoni se pse po i merrni këto medikamente, vazhdo me dozën e rekomanduar.

Por mënyra më e mirë e trajtimit të tensionit të lartë të gjakut është parandalimi që tensioni të mos bëhet problem. /Telegrafi/

Tensioni i larte: Ilacet me mire ti pini ne mbremje
Për të ulur tensionin e lartë të gjakut nuk mjafton të rrisësh dozën apo numrin e ilaçeve që duhen marrë: në shumë raste është e mjaftueshme t’i marrësh në momentin e duhur, d.m.th. para se të shtrihesh për të fjetur.

Në këtë mënyrë mund të mbahen më mirë nën kontroll vlerat maksimale dhe minimale, por mbi të gjitha mund të reduktohet në mënyrë shumë të dukshme rreziku i infarktit dhe iktusit.

Të dhënat më të fundit, të publikuara pak javë më parë në “Journal of the American Society of Nephrology”, u referohet më shumë se 660 personave me insuficensë renale kronike, të studiuara nga grupi “Ramòn C. Hermida” i laboratorëve të bioinxhinierisë dhe kronobiologjisë të Universitetit të Vigos në Spanjë: duke nisur nga kushtet fillestare, atyre të cilëve iu rekomandua të merrnin të paktën një pilulë të dhënë nga mjeku në darkë në vend që ta pinin atë në mëngjes, patën në vitet në vazhdim një reduktim me rreth 70 për qind të sëmundjeve kardiovaskulare të rënda. Jo vetëm infarktet dhe iktuset, por edhe të tjera patologji të lidhura me zemrën.

Efektet mbi shëndetin

Efekti mbi shëndetin varej nga kontrolli i vazhdueshëm i tensionit, i matur kryesisht në mbrëmje: për çdo rënie prej 5 mmHg të presionit sisitolik, vihej re mesatarisht një reduktim prej 14 për qind të rrezikut kardiovaskular. Dihet se presioni arterior ndjek një ritëm të tillë: me një ulje gjatë çlodhjes së natës, dhe pikun para zgjimit. “Për këtë arsye shpesh të vjen të mendosh se ilaçi duhet pirë herët në mëngjes, kur tensioni është fiziologjikisht më i lartë dhe rreziku i infarktit më i madh”, komenton kardiologu Carlo Schweiger. Por Francesco Portaluppi, profesor i mjekësisë së brendshme që bashkëpunon prej vitesh me ekspertin spanjoll, shkon më tej, duke saktësuar: “Nëse kjo vlen për të gjithë, është shumë e vërtetë për atë kategori pacientësh ku nuk vihet re një rënie fiziologjike e tensionit gjatë natës”. Kësaj kategorie i përkasin zakonisht diabetikët apo të sëmurët kronikë me veshka, por ky fenomen mund të lulëzojë me kohën edhe tek ata që vuajnë thjesht nga tensioni i lartë i gjakut. “Përkundrazi, ka persona që vlerat u rriten gjatë gjumit më shumë se sa ditën, kur mund të duken normale”. Ky hipertension i “fshehur” është më i rrezikshëm: një studim, i publikuar nga “Lancet”, është bërë në gjashtë vende të ndryshme në pothuajse 7500 persona për më pak se dhjetë vjet, ka treguar se pasojat më të rëndësishme për sa i takon vdekshmërisë kanë lidhje pikërisht me vlerat e regjistruara gjatë natës. Prej kohësh flitet për “hipertensionin nga këmishat e bardha”, rritja tranzitore e vlerave të tensionit që regjistrohet në ambulancat mjekësore te personat kryesisht emotivë, por që normalizohen me rikthimin në shtëpi. Por janë edhe “të shëndetshmit e rremë”, tensioni i tyre i matur gjatë ditës duket brenda normave, por ngritja gjatë natës vë në rrezik enët e gjakut, zemrën dhe në përgjithësi shëndetin. “Ndonjëherë rreziku i tyre kardiovaskular mund të jetë superior ndaj një personi tjetër që vuan nga tensioni i lartë i gjakut, por që vlerat zbresin normalisht gjatë gjumit”, shton Portaluppi, që është edhe president i shoqërisë ndërkombëtare i kronobiologjisë.

“Janë vlerat gjatë ditës dhe gjatë natës, kur organizmi është më pak i disponueshëm për t’u mbrojtur ato që përcaktojnë dëmtimet e mundshme në organe të ndryshme”. Për këtë arsye “National Institute for Clinical Excellence” në Londër, në udhërrëfyeset e fundit të publikuara verën e kaluar, ka bërë revolucion në kriteret për diagnostikimin e hipertensionit. Një person quhet i tillë, sipas tyre, kur shfaq jo më shumë se tri herë vlera tensioni më të larta se normalja. Atëherë duhet bërë monitorimi i tensionit për të paktën 24 orë. Këshilla për ta pirë ilaçin në darkë dhe jo në mëngjes mund të evitojë rritjen e dozës apo shtimin e një ilaçi të dytë apo të tretë kur kura e mëparshme nuk duket eficente për të kontrolluar presionin. “Efekti pozitiv i marrjes së ilaçeve në darkë të terapisë antihipertension manifestohet edhe te të tjerët, jo vetëm tek ata ku tensioni nuk ulet gjatë natës”, përfundon mjeku Giuseppe Remuzzi. Por nuk duhet të mendojmë se të gjitha ilaçet e japin efektin vetëm në darkë.

Pacientët me sëmundje të zemrës nuk duhet të tremben nga seksi
Shumica e pacientëve me sëmundje të zemrës mund të praktikojnë aktivitet të qetë seksual, pa u frikuar se rrisin rrezikun e sulmit në zemër, tregon studimi më i ri i Shoqatës Amerikane për sëmundjet e zemrës.

Ky është rekomandimi i parë shkencor në lidhje me problemin i cili qetëson të mbijetuarit e sulmit në zemër, por edhe ata me sëmundje tjera të zemrës.

Seks mund të bëni një javë pas sulmit relativisht të ulët në zemër dhe në qoftë se pacienti mund të bëjë disa hapa pa siklet, thuhet në njoftimin e Shoqatës, duke shtuar se Viagra dhe stimuluesit e tjerë mund të përdoren edhe nga njerëzit me sëmundje të qëndrueshme të zemrës.

Nga njëra anë, ata të cilët kanë përballuar sulmin e parë në zemër, kanë më shumë gjasa të përjetojnë edhe të dytin; në anën tjetër, nuk ka asnjë dëshmi se ata janë më të rrezikuar nga seksi, në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.

“Shumë pacientë me sulm në zemër nuk mendojnë nëse duhet apo nuk duhet ngjitur shkallëve, por më shumë janë të shqetësuar nëse seksi do t’u shkaktojë një tjetër sulm në zemër dhe ndoshta vdekjen e papritur,” shkruan Glen Levine (Glenn Levine), autori kryesor i raportit të botuar.

Raporti thotë se mjekët duhet t’u rekomandojnë seks çdo pacienti, sepse shumë nga ata nuk kanë informacione, tha Levine.

Pacientët kardiak duhet patjetër të konsultoheni me një mjek përpara se të angazhohen në aktivitetet seksuale, por shoqata mjekësore thotë se sigurisht që atyre do t’u lejohet që këtë ta bëjnë. /Telegrafi/