amauri_juventusAFP

Shkëmbim Cassano-Amauri

Milani raportohet se është i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Amauri.

Sky Sport Italia shkruan madje se Rossonerët janë të gatshëm të diskutojnë një marrëveshje shkëmbimi, ku do të përfshinin Antonio Cassano i cili do të lëvizte në drejtim të kundërt.

Rossonerët kanë nevojë për një mbulesë të sulmuesit kryesor Zlatan Ibrahimovic, i cili është i fuqishëm në ajër, që është specialitet i Amaurit.

Cassanos i është thënë se ai mund të largohet nëse dëshiron futboll më të rregullt me ekipin e parë, për të siguruar vend në ekipin kombëtar për Euro 2012.

Një shkëmbim i mundshëm nuk do t’i jepte atij futboll të Ligës së Kampionëve, por do t’u siguronte Biankonerëve një kreativitet për të cilin kanë nevojë.