Shkëlzen Maliqi: Preferoj qeveri teknike

Shkëlzen Maliqi: Preferoj qeveri teknike

Shkëlzen Maliqi: Preferoj qeveri teknikeNjohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se preferon që Kosova të ketë një qeveri teknike me mandat një vit e gjysmë.
Kjo qeveri, sipas Maliqit, do të duhej të udhëhiqej nga një kryeministër konsensual.

Ndërkaq, duke iu referuar zhvillimeve të fundit brenda LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit, Maliqi ka thënë se partitë e bllokut qysh nga 10 qershori kanë pasur qasje të gabuar, edhe për faktin se e kanë injoruar PDK-në.

“PDK-ja nuk ka mund të injorohet as në fillim, as në mes e as në fund, sepse ka besimin më të madh politik”, është shprehur Maliqi.