Shkëlqenë Portland në këtë sezon

Shkëlqenë Portland në këtë sezon

Shkëlqenë Portland në këtë sezonVazhdon të shkëlqejë mrekullia me emrin Portland Trail Blazzers në këtë sezon të NBA.

Skuadra nga Oregoni koleksionoi suksesin e 9-të radhazi pasi arriti të fitonte edhe në transfertën e Karolinës së Veriut përballë Charltte Hornets me këta të fundit që u mposhtën përpara syve të pronarit të tyre Michael Jordan me shifrat 105-97.

Vijon në këtë mënyrë forma shumë e dobët e Charlotte që pësoi humbjen e 7-të rresht dhe të 12-tën sezonale.
Më i miri për miqtë rezultoi Wesley Matthews me 28 pikë ndërsa Damian Lillard shtoi 22 pikë të tjera dhe 7 asist. Sfida e “Time Warner Cable Arena” nisi në dishezë për Portlandin që falë një koshi të Lillard i coi shifrat 8-0 që në fillim.

Gjithsesi reagimi i skuadrës vendase ishte i shpejtë dhe Matthews iu desh të realizonte një gjuajte nga vija për tre për ti dhënë Portlandit avantazhin 16-10. Perioda e parë përfundoi me një avantazh prej vetëm 2 pikësh në favor të miqve, transmeton ‘ss’.

Gjithsesi cilësitë e basketbollistëve të Horntes do të binin në sy në periodën e dytë kur Al Jeferson realizoi një kosh për ti dhënë vendasve avantazhin 43-35.
Falë Al Jeferson dhe Brian Roberts që shënoi në total 24 pikë në këtë sfidë Charlotte shkoi në pushim me avantazhin 56-45.

Reagimi nga ana e Portland ishte i menjëhershëm dhe skuadra e trajnerit Terry Stots kaloi sërish përpara në fundin e periodës së tretë teksa tabela elektronike e Time Warner Cable Arena tregonte shifrat 79-76 në favor të Blazzers.

12-minutëshi i fundit ishte akoma edhe më pozitiv për Portlandin që menaxhoi shumë mirë avantazhin dhe e zgjeroi edhe tepër atë. Sfida u mbyll me fitoren 105-97 të skuadrës nga Oregoni.

Në ndeshjet e tjera të Nba spikat suksesi i Cleveland përballë Washington Wizards me rezultatin 113-87. Lebron James ishte më i miri për Cavaliers në këtë sfidë me 29 pikë të realizuara, 8 asist dhe 10 rebound.

Nuk ndalet as Golden State Warriors që koleksionoi suksesin e 7 rradhazi pasi kaloi në trnasfertë me shifrat 111-96 Orlando Magic. Një fitore me peshë arritën edhe kampionët e San Antonio Spurs që mundën 106-100 Indiana Pacers, ndërsa Memphis Grizzlies i tregoi edhe njëherë tjetër dhëmbët Lakers-ave duke i thyer këta të fundit brenda në Staple Center me rezultatin 99-93.