Shkatrrohet një bandë kosovare
Policia e Austrisë ka bërë të ditur se është shkatërruar një bandë 13 anëtarëshe, e cila sipas tyre që nga janari i vitit të kaluar, ka transferuar ilegalisht drejt vendeve të BE-së rreth 700 shqiptarë nga Kosova.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, njësia speciale “Kobra”, dhe policia në Salzburg, kanë arrestuar 13 pjesëtarë të kësaj bande, e cila përbëhet nga 11 shqiptarë nga Kosova, të moshës 21 deri në 32-vjeçare, një bullgar 21-vjeçar, dhe një austriake 44-vjeçare.
Kjo bandë, ka transferuar shqiptarët nga Kosova drejt Austrisë, Italisë, Belgjikës, Zvicrës dhe në vende tjera, ndërsa për ardhjen deri në Vjenë ata kishin paguar 2.200 euro dhe në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve tona kjo bandë kishte fituar 2.1 milionë euro, ka deklaruar policia austriake.