|

Shkarkohet komandanti i Policisë së Kosovës në veri

Në kuadër të ndryshimeve dhe reformave, drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi ka shkarkuar nga detyra sot komandantin e Policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosevic.

Selimi ka deklaruar se performimi i dobët në detyrë i Milosevicit, e ka shtyrë atë që ta shkarkojë nga posti dhe ta emërojë në një detyrë të re. Ai po ashtu ka thënë se në Drejtorinë rajonale në veri të Mitrovicës do të ketë dhe ndërrime të tjera.

Gjeneral Selimi, në kuadër të përpjekjeve për ndryshime dhe riorganizim në policinë e Kosovës, për shkak të performancës së dobët në punë, ditë më parë e ka transferuar në Bërnjak edhe komandantin e policisë në Jarinje.

Etiketa: , , , , ,

Komentoni