Shkarkohen dy miliardë shtojca për Firefox

Shkarkohen dy miliardë shtojca për Firefox

Fondacioni Mozilla ka raportuar se shfrytëzuesit e Firefoxit kanë shkarkuar më shumë se dy miliardë shtojca të ndryshme për këtë shfletues të internetit. Për tu shënuar ky rast Mozilla ka krijuar edhe listën e veçantë prej 25 shtojcash.

Ani pse shfletuesi Firefox mbetet paksa prapa kur bëhet fjalë për performansat në disa fusha, ky shfletues me burim të hapur (open source) ofron fleksibilitet të madh me sistem të hapur të shtojcave dhe mbështetje për ekstensioneve të cilat janë të pakonkurrencë.

Arkiva e Mozillas aktualisht ka mbi 60.000 shtojca të cilat janë të siguruara nga ana e disa prodhuesve tjerë. Mozilla ka nisur një seri fushatash reklamuese të cilat kanë për qëllim të vetëdijesojnë njerëzit për sistemin e shtojcave të shfletuesit Firefox. /Telegrafi/