Shkalla e korrupsionit në BE “të lë pa frymë”

Shkalla e korrupsionit në BE “të lë pa frymë”

Shkalla e korrupsionit në BE “të lë pa frymë”Shkalla e korrupsionit në Europë të lë pa frymë, ndërsa kostoja e tij në ekonominë e BE-së kapi nivelin e 120 milion eurove.

Kështu thuhet në një raport të Komisionit Europian.Raporti është prezantuar nga Komisionerja për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstroem.

Sipas BBC, Malmstroem ka shkruar edhe një koment në gazetën suedeze Goeteborgs- Posten, ku thotë se korrupsioni po gërryen besimin tek demokracia dhe po than burimet e ekonomisë së ligjshme.

Në raport, Komisioni ka studiuar korrupsionin në 28 vendet anëtare.

“Shkalla e korrupsionit në BE të lë pa frymë, pavarësisht se Suedia është mes vendeve me më pak probleme,” shkruan Malmstroem.

Komisioni bëri me dije se është hera e parë që ka prodhuar një raport të tillë.

Po ashtu në raport ka rekomandime se si të luftohet korrupsioni.

Malmstroem thotë se në disa vende, procedurat e prokurimit publik janë vulnerabil ndaj mashtrimit, ndërsa në vende të tjera problemi kryesor mbetet financimi i partive. Në disa vende pacientët duhet të paguajnë për të marrë shërbim më të shpejtë shëndetësor.

Studimi përfshin dy sondazhe të mëdha, që tregojnë se tre të katërtat e qytetarëve të BE e konsiderojnë korrupsionin si shumë të përhapur në vendin e tyre.

56 përqind mendojnë se korrupsioni është rritur tre vitet e fundit.

Katër nga dhjetë biznese thonë se korrupsioni është një pengesë për të bërë biznes në Europë.

Në Suedi, 18 përqind e njerëzve thonë se njohin dikë që ka marrë ryshfet, krahasuar me 12 përqind që është mesatarja evropiane.