Shitja e PTK-së drejt dështimit

Shitja e PTK-së drejt dështimit

Shitja e PTK-së drejt dështimitJanë shpallur fitues por nuk po vijnë ta nënshkruajnë kontratën. Qeveria e Kosovës ju ka dhënë afat edhe tri javë përfaqësuesve të kompanisë “Axos”, ta finalizojnë këtë çështje por nuk dihet ende se çfarë ndodhë nëse shtyhet më tej.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se blerësit, të cilët i zgjodhi qeveria e Kosovës si më të mirët për t’jua shitur 75 për qind të aksioneve të PTK-së nuk e kanë seriozisht këtë punë.

Sipas tyre i tërë procesi ka rrezik të kthehet në pikën zero. Ekonomistët thonë se shtyrja e nënshkrimit të kontratës është diçka jashtë normales. Që nga fillimi, procesi i privatizimit të kësaj ndërmarrje është përcjellë me shtyrje të cilat është thënë se janë bërë vetëm për t’ia ulur vlerën PTK-së.

Qeveria e Kosovës fillimisht me shitje të këtyre aksioneve kishte planifikuar në buxhet 300 milionë euro, ndërsa kompania “Axos” muaj më parë ishte shpallur fitues me 277 milionë eurove, por me kusht që 35 milionë t’u kthehen sërish aksionarëve.