Shiriti i kapitenit përmirëson Messin

Shiriti i kapitenit përmirëson Messin

Shiriti i kapitenit përmirëson MessinTrajneri i kombëtares së Argjentinës, Alejandro Sabella, mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është përmirësuar shumë që nga momenti kur u caktua kapiten i skuadrës që ai drejton. Me shiritin në krah Messi ka fituar më shumë besim tek vetja, pavarësisht se me rolin e ri që ka mbi të ushtrohet më shumë presion.

25-vjeçari është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë”, pasi ka shënuar 50 gola në Primera Divizion, 73 në të gjitha kompeticionet në rang klubesh me bluzën blaugrana.

“Lionel është shumë i lumtur. Mendoj se e ka kryer shumë mirë detyrën e kapitenit të Argjentinës, madje besoj se është përmirësuar, është pjekur më shumë dhe ndihet më i lumtur. Prej tij gjithmonë pritet të japë më shumë në lojën e skuadrës dhe roli e kapitenit e ka bërë edhe më të madh”, u shpreh Sabella.

Lionel Messi ka fituar gjithcka me Barcelonën që nga viti 2005, por atij i mungon një trofe me kombëtaren e Argjentinës, për t’u shndërruar në më të madhin e të gjitha kohërave.