Sherri i politikës bllokohen projektet kapitale

Sherri i politikës bllokohen projektet kapitale

Sherri i politikës bllokohen projektet kapitaleQeveria e Kosovës, nëse do të funksiononte normalisht, do të duhej ta bënte analizën e 100 diteshit në zhvillimin e projekteve kapitale. Mirëpo ditët po kalojnë dhe fundi i këtij ngërçi nuk po shihet.

Moskonstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë i ka lanë projektet kapitale në gjysmë të rrugës.Janë shumë projekte që po presim Kuvendin dhe Qeverinë që të vazhdohen.

Ende nuk dihet fati i kombinatit metalurgjik “Trepça”, projektit të stërzvarritur për energji “Kosova e Re”, koncesionimit të kompleksit turistik “Brezovica”. Njohësi i ekonomisë, Muhamet Sadiku, vlerëson se ngërçin politik më së shumti do ta paguajë zhvillimi ekonomik dhe projektet kapitale që e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Sipas Sadikut, problemet politike po e zgjasin tranzicionin ekonomik të Kosovës. “Kosova është duke vazhduar në rrugën e humbjes ekonomike dhe njëkohësisht në mosrealizimin e projekteve kapitale që do ta shkurtonin tranzicionin ekonomiko – social”, thotë Sadiku.