Shënon rënie papunësia në Eurozonë

Shënon rënie papunësia në Eurozonë

Shënon rënie papunësia në EurozonëNumri i të papunëve shënoi rënie të lehtë në 17 vendet e Eurozonës për të dytin muaj radhazi, por niveli i papunësisë mbetet përsëri i lartë, 12 presje 1 për qind – një shifër rekord për bllokun.

Sipas një raporti të ri sot, numri i të papunëve u ul me 50 mijë gjatë qershorit dhe korrikut, por ka ende më shumë se 19 milionë njerëz të papunë në mbarë eurozonën.

Analistët thonë se kjo është një shenjë se ekonomia e eurozonës, bashkërisht më e madhja në botë, po tregon shenja përparimi pas më shumë se një vit e gjysmë në recesion. Më parë këtë muaj eurozona njoftoi rritje ekonomike 0,3 për qind për periudhën prill-qershor.

Banka Qendrore Evropiane tha se pret që rritja modeste të vazhdojë për pjesën tjetër të vitit.