Shega, mrekullia e vjeshtës!

Shega, mrekullia e vjeshtës!

Shega, mrekullia e vjeshtës!A e dini se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin? Nëse doni të dini se çfarë duhet të konsumoni gjatë kësaj periudhe, atëherë ne po ju themi se shega duhet me patjetër të bëjë pjesë në shportën e ushqimeve për stinën e vjeshtës.

Sipas studimeve shegët janë shfaqur me efekte të dobishme për:

-uljen e kolesterolit dhe hipertensionit

-parandalimin e episodeve kardiake si pasojë e ngushtimit të arterieve të gjakut

-shkrirje më të shpejtë të pllakave arteriale

-përforcim të forcës antioksiduese të organizmit

Shega është një nga frutat me forcën më të fuqishme anti-oksiduese në botë dhe nuk duhet të mungojë në ushqimin tuaj edhe në këtë sezon. Mjafton një gjysmë gote lëng i shtrydhur çdo ditë për të përfituar më së shumti vlerat e çmuara të saj.