SHBA, zvogëlohet buxheti i ushtrisë

SHBA, zvogëlohet buxheti i ushtrisë

SHBA, zvogëlohet buxheti i ushtrisëNga Uashingtoni raportohet se sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet që sot të propozoj reduktim të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e nismave të reja buxhetore, që tashmë janë zbuluar, është propozimi për heqje jashtë përdorimit të një klase të tërë të aeroplanëve luftarakë.

Shpenzimet do të fokusoheshin në forcat speciale të Shteteve të Bashkuara dhe në nismat në betejën në Internet.

E përditshmja New York Times, ka raportuar, duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të lartë të Pentagonit, se planet synojnë reduktimin e shpenzimeve për mbrojtje, në linjë me qëllimet e kursimit, pasi presidenti, Barack Obama, ka premtuar tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku dhe Afganistani.

Por, propozimet për shkurtime mund të ballafaqohen me kundërshtime politike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.