SHBA, vrasje në një familje shqiptare
Një vrasje ka ndodhur në një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten në Westland, të Miçiganit.
Policia amerikane njoftoi se kishte gjetur Lutfi Dashin dhe bashkëshorten e tij Ermira me plagë të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, në bodrumin e shtëpisë së tyre në rrugën Mançester, në kontenë Wein, të hënën në mesditë sipas orës lokale.
59- vjeçari Dashi ndërroi jetë në vendin e krimit, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte qëlluar disa herë u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.
Shefi i policisë së Westlandit tha se çifti ishte përfshirë në debate të dielën në mbrëmje, por nuk dihet motivi i këtij debati. Sipas tij, nuk kishte pasur asnjë rast të mëparshëm raportimi në polici për dhunë brenda familjes. Dy djemtë e tyre ndodheshin në shtëpi në momentin e vrasjes.