SHBA-të dhe Kosova do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë

SHBA-të dhe Kosova do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë

SHBA-të dhe Kosova do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisëNë vazhdën e takimeve zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Global Kundër-Terrorizëm, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Edon Myftari, së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi, u priten në Këshillin për Siguri Nacionale pranë Shtëpisë së Bardhë nga Drejtoresha për Ballkan, Sammie Smith.

Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe prioritetet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe aspektin global, në luftën kundër terrorizmit.

U bisedua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në agjendën e përbashkët të Kosovës dhe SHBA-ve.

Sammie Smith, duke përgëzuar për iniciativat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës në forcimin e sigurisë dhe luftimin e ekstremizmit, siguroi për mbështetjen e vazhdueshme për Qeverinë e Kosovës nga SHBA-të. /Telegrafi/