SHBA, ligji kundër përgjimeve

SHBA, ligji kundër përgjimeve

SHBA, ligji kundër përgjimeveShtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kongresit që të refuzojë propozimin për pezullimin e mbledhjes së regjistrimeve telefonike. Pak para se Kongresi të votojë për këtë, zëdhënësi i Presidentit Obama, tha se Agjencia Kombëtare e Sigurisë është një vegël e rëndësishme kundër terrorizmit. Sipas tij, një anullimi i punës së kësaj agjencie për evidentimin e personave të rrezikshëm do ta çmontonte këtë instrument.

Ndërsa shefi i NSA-së, gjenerali Keith Aleksandër i ka kaluar ditët e fundit, duke lobuar te kongresmenët që të votojnë kundër propozimit. Kritikët shprehen se mbledhja e të dhënave nga bisedat telefonike të amerikanëve është një dhunim i pajustifikuar i privatësisë. Ndalimi i punës së Agjencisë së Sigurisë është nismë e kongresmenit republikan Xhastin Amash.

Propozimi synon bllokimin e fondeve për programin e NSA-së, i cili merret me mbledhjen e bisedave telefonike të kryera nga një telefon në SHBA, ose atyre që i drejtohen një telefoni në SHBA. Deri pak kohë më parë, ky program ishte sekret. Ai u zbulua nga ish-punonjësi i NSA-së dhe CIA-s, Eduard Snouden.

Aktualisht, Snouden përballet me akuzën e spiunazhit dhe kërkohet për t’u ndjekur penalisht në SHBA. Ai ndodhet në një ambient në aeroportin e Moskës në Rusi, në përpjekje për të siguar azil politik në ndonjë vend.