SHBA ka financuar rrëzimin e Mursit

SHBA ka financuar rrëzimin e Mursit

SHBA ka financuar rrëzimin e MursitPresidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar kohët e fundit se Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë asnjërën anë sa i përket krizës në Egjipt.

Por një shqyrtim i dhjetra dokumenteve të qeverisë së SHBA tregon se Uashingtoni ka financuar në heshtje figurat e opozitës egjiptiane, që bënë thirrje për përmbysjen e Mursit.

Dokumentet e siguruara nga Programi i Gazetarisë Hulumtuese në Berkeley tregojnë se SHBA ka kanalizuar fonde përmes një programi të Departamentit të Shtetit për të promovuar demokracinë në rajonin e Lindjes së Mesme. Ky program kishte mbështetur fuqimisht aktivistë dhe politikanë të cilët kanë thirrur për trazira në Egjipt.

Programi i Departamentit të Shtetit, i quajtur nga zyrtarët amerikanë si një nismë e “asistencës së demokracisë”, është pjesë e një përpjekjeje të administrarës Obama për të ndaluar zgjerimin e grupeve myslimane, dhe për të fituar përsëri ndikimin në vendet ku lulëzoi Pranvera Arabe.

Aktivistët u financuan nga programi i cili planifikonte përmbysjen e dhunshme të qeverisë Mursi. Programi financonte politikanët anti-islam të cilët mbrojtën mbylljen e xhamive dhe tërhoqën predikuesit jashtë me forcë. SHBA ka financuar një klikë të politikanëve të opozitës që bënin thirrje për përmbysjen e liderit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ky financim ka shkelur rregulloret e qeverisë amerikane që të ndalojë përdorimin e parave të taksapaguesve për të financuar politikanë të huaj, ose financimin e veprimtarive që synojnë rrëzimin e qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.