SHBA duan respektim të standardeve juridike në Maqedoni

SHBA duan respektim të standardeve juridike në Maqedoni

SHBA duan respektim të standardeve juridike në MaqedoniNdihmës sekretari amerikan nga zyra për demkoraci, punë dhe të drejtat e njeriut Thomas O. Melia ka shprehur interesim lidhur me rastin “Puç“ në Maqedoni.

Ai në një intervistë për BIRN theksoi se duhet mbajtur llogari për respektimin e standardeve juridike në këtë rast ku opozita është e akuzuar për tentim për marrjen e pushtetit me metoda jodemokratike dhe lideri i saj për spiunim dhe shantazh kundër kryeministrit.

Duke komentuar ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni, Melia theksoi se SHBA mbështet përparimin dhe stabilitetin e këtij vendi.

“Ne vlerësojmë se forcimi i shtetit mund të ndodhë vetëm në rast të punës së institucioneve, respektimin e të drejtave të çdo individi dhe se vetëm nëse kemi një proces që ka bazë integriteti që do të hetojë problemet potenciale”, nënvizoi ndihmës zëvendëssekretari amerikan.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë rastin e fundit që ka ndodhur midis pozitës dhe opozitës dhe se ai pret që të njihet edhe më shumë lidhur me rastin, duke nënvizuar nevojën e respektimit të parimit të sundimit të së drejtës.

“Të flasim fillimisht për dëshmitë dhe më pas për akuzat, dhe më pas do të shohim se institucionet a do të funksionojnë si duhet”, theksoi Melia. Ai komentoi edhe vendimin e prokurorisë maqedonase për të publikuar çështje që kanë të bëjnë me rastin “Puç“, por duke shtuar se ky vendim vështirë mund të ndiqet nga gazetarët. Melia theksoi se është shumë me rëndësi që të mbështetet pavarësia gjatë punës së gazetarëve. (INA)