Shaun Wright-Phillips: Mund të shmangim rënien

Shaun Wright-Phillips: Mund të shmangim rënien

Shaun Wright-Phillips: Mund të shmangim rënienMesfushori i QPR, Shaun Wright-Phillips, është i bindur se skuadra e tij mund të shmangë rënien nga Liga Premier, pasi ata mposhtën kampionin e Evropës, Chelsean.

“Kjo na bën të mendojmë se nëse Chelsea dështon të na thyejë neve, me mënyrën se si ne luajtëm kundër tyre, atëherë shumë ekipe do të dështojnë. Ne kurrë nuk kemi ndaluar së besuari se mund ta shmangim, që kur jemi në këtë situatë”.

“Ne ende besojmë fuqishëm dhe ishte një lehtësim i madh të nxjerrim rezultat në Stamford Bridge. Larg shtëpisë ne nuk kemi qenë në formën më të mirë dhe kemi humbur shumë pikë, andaj kjo është diçka që ne duhet ta rregullojmë tash”, ka thënë Wright-Pillips.